Posts

Showing posts from April, 2017

Personalitete te njohura nga Shkodra

·          Marin Barleti  (1450-1513) Humanist, shkrimtar, historian ·          Marin Beçikemi  (1468-1526) profesor dhe shkrimtar i shquar ·          Kolë Idromeno  (1860-1939), piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf ·          Ndre Mjeda  (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet ·          Mikel Kodheli  (1870-1940), (i njohur ndryshe Kel Marubi) fotograf ·          Luigj Gurakuqi  (1879-1925), pedagog, diplomat, deputet,  nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ·          Karl Gurakuqi , gjuhetar dhe folklorist ·          Mikel Koliqi  (1902-1997), kardinal ·          Zef Pllumi , shkrimtar, historian ·          Millosh Gjergj Nikolla  (1911-1938), (i njohur ndryshe Migjeni) shkrimtar ·          Tinka Kurti , actore e famshme ·          Simon Gjoni , condactor, kompositor ·          Prenk Jakova  (1917-1969), kompozitor ·          Çesk Zadeja  (1927-1997), kompozitor ·          Zef Coba  (1951-), kompozitor ·          Hilë

Muzika

Image
Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Giovanni Canale, e mandej nxënësi   Palokë Kurti , i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e   Frano Ndojës . Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithsej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurtër rezultate të kënaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Palokë Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshëm të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punën e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndë

Klima

Shtrirja në mes të një relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 11,8 °C deri ne 14,0 °C. Temperatura në Janar nga 0,9 °C deri në 6 °C. Në dimër fryn era e murlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet eshte e madhe.Mesatarisht aty bie 2500 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.Muaji me i ftohtë i vitit eshte muaji janar,ndersa muaji me i nxehte i vitit eshte muaji korrik.Reshjet e debores bien rralle,ndersa ngricat shenohen zakonisht ne fundin e vitit.

Relievi

Image
Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m), Papluka, Mali i Vilës, Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj. Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes. N'dër zonat më të bukura në rrethin e Shkodrës është ajo e   Dukagjinit , e përpër nga   Shala , Shoshi,   Pulti   dhe   Kiri . Shala është e përbërë nga dy lugina të vogla; lugina e Kopreut që përbët nga fshatrat   Abat , Breg-Lumi, Gimaj,   Nënmavriq ,   Nicaj-Shalë , Vuksanaj, etj, si dhe lugina e mrekullueshme e   Thethit . Në vijëmësin e tyre janë edhe lugina e Përroit të Thatë. Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë   Drini   285 km,   Buna   44 km (i vetmi lumë i lundrueshëm), Kiri 51 km, Shala që përbëhet nga dy përrenj, Cemi, dhe burimet ujor

Kalaja e Rozafes

Image
Në periudhën e ndërtimit të kështjellës treva banohej nga fisi Ilir i  Labeatëve , lundrimtarë e tregtarë të zotë. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin  230  p.e.r. Nga monedha mësojmë emrin që ka pasur qyteti në atë kohë, SΚΟΔRΙΝΩΝ. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë Ilire, me sundimtar  Gentin , dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore deri në lumin Naretva (thuhet edhe deri në Friulin e sotëm, në  Itali ). Gjatë shek. II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga  Roma  dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të  Ballkanit  në Lindje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndë

Trashegimia kulturore e Shkodres

Image
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e   Humanizmit . Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si   Marin Barleti   e   Marin Beçikemi , që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni   Gjon Gazulli , u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër   lumit Mat , më 1638, në   Troshan , më 1639".   Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan.  Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XI-XIII kemi   Statutet e Drishtit   e   të Shkodres , dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e pushtuesve. Ilustrimi i g

Shkodra

Image
Shkodër ,   (Trajta e shquar shqipe, Shkodra) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej pranëvënies mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor. Bashkia e tanishme, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës.