Trashegimia kulturore e Shkodres
Trashëgimia
kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër
e Humanizmit. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e
mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit
në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar
të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698.
Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një
fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur
observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se
"akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas
shekujve e shekujve.
Kemi në
këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt
XI-XIII kemi Statutet e Drishtit e të Shkodres, dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e
pushtuesve. Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi janë Kodikët
e famshëm të qytetit mesjetar, të zbuluara së fundi në Venezia. Në shek. XVIII
- XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me
botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti,
sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera.
Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të
propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç
nënvizon studiuesi amerikan, “kishte
21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai
sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç
asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.
Comments
Post a Comment