Relievi

Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m), Papluka, Mali i Vilës, Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj. Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes.
N'dër zonat më të bukura në rrethin e Shkodrës është ajo e Dukagjinit, e përpër nga Shala, Shoshi, Pulti dhe Kiri. Shala është e përbërë nga dy lugina të vogla; lugina e Kopreut që përbët nga fshatrat Abat, Breg-Lumi, Gimaj, Nënmavriq, Nicaj-Shalë, Vuksanaj, etj, si dhe lugina e mrekullueshme e Thethit. Në vijëmësin e tyre janë edhe lugina e Përroit të Thatë.
Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini 285 km, Buna 44 km (i vetmi lumë i lundrueshëm), Kiri 51 km, Shala që përbëhet nga dy përrenj, Cemi, dhe burimet ujore. Përveç lumenjve, është e pasur edhe me liqene: Liqeni i Shkodrës zë një sipërfaqe 368 km2 nga e cila 149 km2 përfshihet brenda territorit të Shqipërisë. Eshtë liqen i cekët, me florë e faunë shumë të pasur. Në këtë liqen jetojnë 50 lloje peshqish. Në brigjet e tij shtrihen fshatrat turistikë të Shirokës dhe të Zogajt. Liqeni është preferenca e çdo shkodrani. Krahas liqenit të Shkodrës kemi tre liqene artificiale: Liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit dhe Liqeni i Shtodrit.

Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara.

Comments

Popular posts from this blog

Personalitete te njohura nga Shkodra

Trashegimia kulturore e Shkodres

Klima